Fundamenti

Presidentja kërkon kompromis nga liderët e partive

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar kompromis nga liderët e partive politike për t’i ndërtuar institucionet e Kosovës.

Nëpërmjet një përgjigje me shkrim të Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu ka kërkuar dialog mes partive politike për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Mobi Casa

“Procesi i stërzgjatur i ndërtimit të institucioneve po vazhdon ta pengojë funksionimin e shtetit dhe ka pamundësuar konsolidimin ndërkombëtar të tij. Është koha e fundit që liderët politikë të shohin përtej interesave të tyre dhe të tejkalojnë çdo pengesë për të ndërtuar Institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse, bazuar në kuadrin kushtetues dhe në parimet e përcaktuara që respektojnë rendin kushtetues të vendit dhe obligimet ndërkombëtare të tij. Presidentja vazhdon të kërkojë nga liderët politikë që ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të reflektojnë duke i ofruar njëri tjetrit mundësinë e dialogimit e përmes kompromisit për qytetarët e Kosovës, ta nxjerrin vendin nga kjo gjendje amullie”, thuhet në përgjigjen e Vllahiut, për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.