Eko Higjiena

Presidentja Jahjaga vizitoi Novobërdën

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vazhdoi edhe sot vizitat nëpër komunat e Kosovës, në kuadër të nismës për fuqizimin e zhvillimit ekonomik, përkrahjes së bizneseve vendore dhe krijimin e kushteve për investimet e huaja në vendin tonë.

E shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane, Albert Matoshi, Presidentja Jahjaga vizitoi fillimisht komunën e Novobërdës, ku u prit nga kryetari i komunës, Svetislav Ivanovic dhe Bajrush Ymeri.

Uji Dea

Ai e njoftoi Presidenten Jahjaga dhe drejtuesit e odave ekonomike me specifikat e zhvillimit të komunës që drejton, me hapat e ndërmarrë në drejtim të përkrahjes së bizneseve, por edhe me problemet me të cilat përballet komuna dhe bizneset që aktivitetin e zhvillojnë në këtë regjion./rajonipress/