Presidentja Jahjaga nuk i kthen prapa ligjet

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, këtë vit nuk e ka kthyer mbrapa asnjë ligj që i ka ardhur nga Kuvendi i Kosovës për dekretim.Janë gjithsej 31 ligje që janë miratuar gjatë sesionit pranveror nga përfaqësuesit e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës.
Zyra e presidentes nuk ka qenë e gatshme që të tregojë se sa ligje i ka kthyer ajo në Kuvend këtë vit dhe gjatë gjithë mandatit të saj, për sa kohë që në Kuvend është konfirmuar se të paktën sivjet nuk është kthyer asnjë.
Arbër Vllahiu, këshilltar i lartë politik për media dhe marrëdhënie me publikun në Presidencë, e ka klasifikuar këtë pyetje si interesim të medias për të pasur qasje në dokumentet zyrtare.
“Ne bazë të ligjit do t’i merrni përgjigjet në pyetjet e parashtruara”, është përgjigjur Vllahiu, përmes postës elektronike. /Tribuna Channel/