Presidentja Jahjaga: Kosova nuk ka qytetarë me humb

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga sot ka qëndruar në Vushtrri, prej nga e ka filluar fushatën sensibilizuese për të ndaluar migrimin ilegal.Jahjaga është pritur në takim nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me të cilën bashkëbiseduan për çështjen e migrimit ilegal, nga i cili komuna e Vushtrrisë konsiderohet që është njëra ndër komunat që më së shumti është prekura, raporton Veriu.info.
Pas takimit me kryetarin Mulaku, Presidentja Jahjaga mbajti dha një deklarim për media para komunës dhe njëkohësisht bashkëbisedoj me disa qytetarë të cilët ishin shumë të mllefosur me gjendjen në Kosovës, me ç’rast kërkuan vendeve pune dhe perspektivë për ta, si kusht për mos ta lëshuar vendin.
Me këtë rast presidentja kërkoj nga qytetarët e Vushtrrisë, që të bisedojnë me familjet e tyre dhe shoqërinë e tyre dhe të kërkojnë që qytetarët të qëndrojnë, sepse tha që Kosova nuk është ajo e para 15 viteve e as para 7 viteve.
“Javën e ardhshme i bëjmë 7 vjet që jemi bërë shtet i pavarur. Unë jam me juve, Të gjitha këto brenga dhe shqetësime, janë edhe shqetësimet e mia. Ju nuk duhet me ik, por duhet me qëndru së bashku me neve, sepse më së lehti është që të ikim dhe t’ia kthejmë shpinën Kosovës. Ma vështirë është me qëndru këtu, por së bashku duhet të gjejmë zgjidhje”, deklaroj Jahjaga, duke thënë që ka ardhur të bisedoj personalisht me sa ma shumë qytetarë, sepse tha që Kosovë nuk ka qytetarë të humb, transmeton Veriu.info.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha që dëshpërimi është edhe më i madh nëse tani BE i kthen ata që ka migruar. “E kemi një gjendje tepër brengosëse në komunën tonë, sikurse në të gjithë Kosovë, sepse kemi një fluks shumë të madh të migrimit në Perëndim dhe kjo është brengosëse. Megjithatë, ju ftoj të gjithëve që të qëndroni, sepse në rrethana shumë më të vështira kemi qëndruar në Kosovë edhe atëherë kur na kanë larguar me dhunë”, tha Mulaku.
Ndryshe, deri të martën shkollat e komunës së Vushtrrisë i kanë braktisur 406 nxënës, të cilët kanë migruar në vendet e Perëndimit. /Veriu.info/