Eko Higjiena

Presidentja ia ndryshoi mendjen Isa Mustafës

/ 1 minutë lexim

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka pranuar se dy rrethanat e reja – vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kriteret e prezantuara nga presidentja e Republikës së Kosovës, që janë përjashtuese për “Vetëvendosjen”, kanë ndikuar që koalicionit paszgjedhor t’i vështirësohet arritja e objektivave.

Megjithatë, fjalën përfundimtare kjo parti do ta thotë sot, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kriteret e prezantuara nga presidentja Atifete Jahjaga për Qeverinë e ardhshme e kanë vështirësuar ekzistencën e koalicionit paszgjedhor, shkruan Koha Ditore.

Fundamenti

Këto kritere, sipas asaj që ka thënë Isa Mustafa, janë përjashtues për Lëvizjen “Vetëvendosje”, e cila ka nënshkruar një marrëveshje me LAN-in më 10 shtator.

Megjithatë, LDK-ja ka vendosur që gjithçka rreth së ardhmes së koalicionit ta lërë në dorën e strukturave të partisë, të cilat përfundimisht të mërkurën dalin me një qëndrim përfundimtar.

AAK-ja ka paralajmëruar pasoja për ata që e prishin marrëveshjen e 10 qershorit. /koha ditore/