Presidentja fton për dialog, dhuna është e papranueshme

Pas takimit me kryeparlamentarin e vendit, Kadri Vesli, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga doli me thirrjen për të gjitha partitë politike që të zgjedhin dialogun për të dalë nga situata në të cilën është mbërthyer Kuvendi, rrjedhimisht edhe institucionet qeverisëse të vendit. Ajo tha po ashtu se dhuna është e papranueshme.
“Mandati im është të garantoj funksionimin demokratik të institucioneve dhe ftoj spektrin politik për dialog për t’i tejkaluar problemet”, tha presidentja. Ftesat u janë dërguar fillimisht për takime të ndara të gjithë liderëve, pastaj të ulemi në një tryezë të përbashkët për t’u marrë vesh për zgjidhjet, për një pajtim bazik për rrugën tonë përpara.
Ajo ka ripërsëritur thirrjen drejtuar subjekteve politike që t’i përgjigjen ftesës dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët për dalje nga kjo gjendje. Dëshira e qytetarëve për të jetuar në paqe nuk është premtim që zbehet përballë sfidave. Dallimet tona i kalojmë në tryezë duke biseduar, ka thënë ajo.
Shpresoj që kjo përpjekje e jona t’i japë fund kësaj krize , ka thënë presidentja Jahjaga.
http://koha.net/?id=27&l=80131