ARKATANA

Presidentja flet me popullin në Gjilan, por nuk kalon mirë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Atifete Jahjaga për herë të parë zyrtarisht e ka shkelur komunën e Gjilanit që prej zgjedhjes së saj si presidente. Ende pa hyrë në zyrën e Lutfi Hazirit qytetarët hallexhinj brohoritën “Presidente eja fol me popullin”. Ajo e dëgjojë këtë kërkesë, por nuk kaloj mirë pasi mori shumë akuza në adresë të pushtetarëve.

Derisa Josip Broz Tito e ka vizituar hiq më pak se katër herë Gjilanin, presidentja e vendit Atifete Jahjaga për herë të parë të mërkurën po e vizitonte Gjilanin zyrtarisht, raporton rajonipress.

Ende pa nisur ceremoninë e mikpritjes dhe pa u përshëndetur me Lutfi Hazirin presidentja dëgjojë thirrjet e qytetarëve:”Presidente eja fol me popullin”.

United Hospital

Qytetarët hallexhinj të revoltuar kush me protezë në trup e kush me mungesë ushqimi ditor e kanë pyetur për shumë gjëra presidenten.”Pse nuk po i arrestoni ata hajnat në institucione. Pse nuk po mendoni për popullin. Po të mos ishte deponia e bërllokut do të kishim vdekur urie” ishin ankesat e qytetarëve hallexhinj.

Jahjaga është arsyetuar me fjalët se kemi pritur edhe ne më shumë në këtë përvjetor të shtatë të pavarësisë, por po bëjmë çmos që të jemi më afër jush.

Jahjaga ndryshe nuk është prononcuar për media në zyrën e Lutfi Hazirit, meqë sipas saj ajo dëshiron të takojë edhe më shumë qytetarë e pastaj të flas./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.