KKVITI

Presidentja e ashpër edhe me pozitën edhe me opozitën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në reagimin e saj ka fajësuar edhe pozitën edhe opozitën duke thënë se i kanë shndërruar qytetarët e vendit në spektatorë të tensioneve. Por, ajo ka qenë më e ashpër me opozitën duke thënë se veprimet e tyre të dhunshme janë të shëmtuara.

Ky është reagimi i saj.

I dënoj veprimet e papranueshme që shkaktuan ndërprerjen e punës së Kuvendit të Kosovës sot për të tretën javë me radhë.

UBT

Këto veprime të deputetëve të opozitës janë të shëmtuara dhe në kundërshtim me praktikën demokratike dhe sjelljen institucionale të cilën po mëtojmë ta ndërtojmë.

I ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës të distancohen nga dhuna, të respektojnë institucionet që janë ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë, përfshirë me sakrificën e tyre personale. Mospajtimet konceptuale dhe politike duhet të diskutohen me forcën e argumentit dhe kulturës parlamentare.

Qytetarët e Kosovës presin nga ju, të zgjedhurit e tyre, si në pozitë dhe në opozitë, që të avanconi proceset e konsolidimit të Republikës së Kosovës, e jo t’i shndërroni ata në spektatorë të tensioneve, krizave dhe bllokadave të vazhdueshme që pengojnë përparimin e Kosovës dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarit.