United Hospital

“Presidentja bëri abuzim klasik me pushtetin” – Enver Hasani për mandatimin e Konjufcës për Kryeministër

/ 1 minutë lexim
HW

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka quajtur ‘abuzim klasik me pushtetin’ vendimin e presidentes për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë.

Hasani tha se në rrethana kur shumica dërrmuese e subjekteve politike kanë deklaruar se nuk janë të gatshme të marrin mandatin, presidentja nuk ka pasur bazë të veprojë njëanshëm.

“Ai është abuzim klasik me pushtetin, sepse nëse ty të thonë 60 përfaqësues, forcat politike që kanë shku te presidentja dhe që kanë thanë ‘ne nuk e marrim’, atëherë çka mbetet?” u shpreh Hasani në Kanal10.

Eco Higjiena

Ai theksoi se sistemi politik i Kosovës nuk funksionon me logjikë presidenciale, por mbi marrëveshje dhe koordinim mes partive.

“Fjala është për sistem parlamentar me sistem proporcional, i cili asnjëherë pa marrëveshje politike nuk mundet me u formu,” shtoi ai, duke nënvizuar se mandati për qeveri nuk mund të imponohet vetëm me vullnet të presidentes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.