FIDANISHTJA

Presidentja Atifete Jahjaga priti komisionerin e BE-së, Johannes Hahn

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka pritur sot Komisionerin evropian për politikat evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim, zotëri Johannes Hahn me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, raportin vlerësues për liberalizim të vizave dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Presidentja Jahjaga theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është mirëpritur në Republikën e Kosovës si dëshmi e përparimit në përmbushjen e kushteve që e forcojnë të ardhmen evropiane të Kosovës, sidomos në zhvillimin e ekonomisë dhe sundimin e mirëfilltë të rendit dhe ligjit. Ajo tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të përmbushin obligimet e tyre dhe kërkojnë që rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian të jetë e barabartë me atë të shteteve tjera të rajonit.

Presidentja Jahjaga po ashtu njoftoi Komisionerin Hahn për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, duke theksuar se institucionet e Kosovës presin që qytetarëve të Kosovës t’iu mundësohet lëvizja e lirë në zonën Schengen pas vlerësimit pozitiv në fund të vitit.

Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend, Presidentja Jahjaga e njoftoi Komisionerin Hahn për takimet me koalicionin qeverisës dhe subjektet opozitare të zhvilluara me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar politike në Kosovë. Presidentja po ashtu e theksoi vendimin e saj që, në kuadër të kompetencave të saj, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave Serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si rrugë institucionale për adresimin e shqetësimeve.

Uji Dea

Presidentja Jahjaga gjithashtu diskutoi me Komisionerin Hahn për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duke theksuar që suksesi i këtij procesi do të varet nga zbatimi i marrëveshjeve dhe kushtëzimi i përparimit të Serbisë drejt anëtarësimit në BE me heqjen e përkrahjes për strukturat paralele dhe ilegale nga Beogradi.

Presidentja Jahjaga po ashtu shprehu gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës që të përmbushin obligimet e mbetura ndërkombëtare për themelimin e Gjykatës Speciale që do t’i adresojë akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës, përfshirë marrëveshjet bilaterale mes Holandës dhe Kosovës për themelimin e kësaj gjykate.

Komisionieri Hahn përgëzoi përparimin e shënuar në Kosovë, nënshkrimin e MSA-së dhe ndër tjera falënderoi Presidenten Jahjaga për rolin e saj në adresimin e migrimit ilegal nga Kosova në vendet e Bashkimit Evropian që është një prej argumenteve kryesore për vendim pozitiv për Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.