RCCOLA

Presidentja apel opozitës: Hiqni dorë nga dhuna

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Jam thellësisht e shqetësuar dhe e shpreh keqardhjen time të thellë për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij. Skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare ka thënë presidentja Atifete Jahjaga.

Apeloj te deputetët e opozitës të heqin dorë nga dhuna. Aspiratat e vendit tonë po rrezikohen thellësisht nga këto ngjarje dhe këto veprime po e dëmtojnë demokracinë që e kemi ndërtuar me mund. Apeloj te i tërë spektri politik që t’i kthehen normalitetit, që institucionet të vazhdojnë punën sepse kemi shumë sfida para vetes.

Uji Dea

Qytetarët që na kanë zgjedhur presin nga ne të jemi shembull i promovimit të sundimit të ligjit, respektim të procesit demokratik. Dialogu është gurthemel i demokracisë. Aty ku ka dialog, ka zgjidhje./rajonipress/