HW

Presidenti vizitoi plantacionet me pemë dhe fabrikën e lëngjeve “Frutomania”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në fshatin Kravaricë të Gjilanit, ku ka vizituar plantacionet me pemë dhe fabrikën e prodhimit të lëngjeve “Frutomania”.

Presidenti Thaçi ka thënë se ndjehet mirë për këtë sukses bujqësor që po e sheh në Kravaricë dhe për punën e mrekullueshme që e kanë bërë punëtorët dhe familja Malazogu.

“Ndjehem sot shumë mirë që jam tek familja Malazogu, të cilët kanë kompaninë “Moea” dhe brendin “Frutomania”, që është prodhuesi më i fuqishëm në rajon dhe shembulli më i mirë i prodhimtarisë vendore, duke eksportuar në shtatë apo edhe më tepër shtete”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka vlerësuar lart përkushtimin dhe guximin e kësaj familjeje për të investuar.
“Këta kanë investuar diku në rreth 400 hektarë pemë frutore, që mendoj se është një rekord jo vetëm për zonën e Gjilanit, për Kosovën, por edhe për rajonin. Gjithashtu, ajo që është shumë me rëndësi, është se bashkëpunojnë me shumë fermerë dhe me këtë adresë janë të lidhur edhe rreth 400 prodhues të pemëve frutore të kësaj treve dhe më gjerë. Prandaj, është një storie e suksesit, një storie që shteti duhet t’i qëndrojë afër, t’i krijojë kushte më të mira edhe infrastrukturore, edhe si autoritete komunale, por edhe si institucione qendrore”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Mobi Casa

Ndërsa, drejtori kompanisë “MOEA”, Armend Malazogu, ka thënë se puna në bujqësi nuk është punë e lehtë dhe është shumë sfiduese.

“Vizitat e tilla të institucioneve shtetërore, posaçërisht institucionit më të lartë shtetëror, kreut të shtetit, na japin neve një vullnet dhe entuziazëm për të vazhduar tutje”, ka thënë Malazogu.

Presidenti Thaçi theksoi se gjithmonë rezultatet e punës janë mesazhi dhe imazhi më i mirë për Kosovën, për klimën e mirë të të bërit biznes dhe për atraktivitetin që e ka shteti ynë i ri, si shtet i ri me mundësi të mëdha për të investuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.