GRANDEMALL

Presidenti Thaçi: Vonesat e BE-së në liberalizim, padrejtësi historike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.Në këtë takim, presidenti Thaçi edhe një herë ka theksuar se vonesat që po i bëhen Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave janë të papranueshme.“Këto vonesa që po shkaktohen nga BE-ja janë një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, presidenti Thaçi ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë shtuar kritere nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’i arsyetuar vonesat e panevojshme dhe të dëmshme për perspektivën tonë nga ana e Brukselit.

Ai ka shtuar se Kosova nuk meriton kushtëzime të tilla në procesin e liberalizimit të vizave, meqë BE-ja ka mjaft mekanizma që kushtëzimin ta bëjë gjatë procesit të anëtarësimit.

“Kam frikë se dikush në BE e ka ngatërruar keq procesin për liberalizimin e vizave me procesin e anëtarësimit të Kosovës. Po harroni se Kosova nuk bëhet anëtare e BE-së në momentin që hiqen vizat”, ka thënë kreu i vendit në takim me komisionerin Hahn.

Presidenti ka thënë se shpeshherë e ka dëgjuar refrenin se BE-ja mëson nga gabimet e së kaluarës.

Mobi Casa

“Sikur kjo të ishte ashtu, atëherë cilët kufij u demarkuan nga Gjeorgjia apo Ukraina, nga të dyja këto vende që janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza në BE në javët e ardhshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në takim me komisionerin Hahn, presidenti Thaçi ka theksuar se vonesat në liberalizimin e vizitave dhe në qartësimin e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit po krijojnë hapësirë për fuqi të tjera që ta destabilizojnë rajonin.

“Vonesat e tilla në procesin e liberalizimit dhe perspektivës evropiane po rrisin ekstremizmin politik e fetar dhe druaj se ky vakuum do të shfrytëzohet nga fuqi që nuk ia duan të mirën rajonit”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar komisionerin Hahn për ardhjen e tij në Kosovë, menjëherë pas publikimit të raportit të progresit.

“E mirëpres angazhimin tuaj personal dhe e vlerësojmë përkushtimin tuaj që të gjenden zgjidhje për të mbajtur dhe avancuar procesin e reformave evropiane”, ka thënë presidenti Thaçi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.