ARKATANA

Presidenti Thaçi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, uron besimtarët për Kurban Bajramin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Presidenti Thaçi, me këtë rast ka uruar Myftiun Tërnava dhe të gjithë qytetarët kudo që jetojnë në Kosovë, në diasporë dhe anë e kënd botës.

“Sot është një festë e mirëkuptimit, e solidaritetit, e dashurisë dhe e respektit të njerëzve, e vizitave të ndërsjella. Prandaj, uroj që edhe sot, edhe çdo herë të ketë sa më tepër harmoni mes njerëzve, në shoqërinë tonë, prej besimtarëve tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet tolerante dhe në harmoni të plotë në mes besimeve.

ARKATANA

Sipas tij, këtë e ka dëshmuar gjithmonë dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen.

“Roli i Bashkësisë Islame ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka theksuar presidenti.

Ai ka thënë se sot jemi të gjithë të bashkuar në shpirtin dhe frymën e mirëkuptimit, dhe të solidaritet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.