Uji Dea

Presidenti Thaçi: Ushtria e Kosovës së shpejti në NATO

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ka përmendur fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi, prej çlirimit e deri në krijimin e ushtrisë.

Kreu i shtetit thotë se për një gjë të tillë duhet nderuar të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Uji Dea

Ndërkohë ka thënë se ushtria e Kosovës së shpejti do të jetë pjesë e NATO-së.

“Kosova e fitoi lirinë para 21 viteve. Në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë. Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të vitit 2018 e themeluam edhe ushtrinë e Kosovës. Rrugëtimi i ushtrisë sonë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë. Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë.”, ka shkruar ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.