HW

Presidenti Thaçi u prit në takim nga presidenti Meta

/ 1 minutë lexim
HW

Tiranë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, para fillimit të Samitit të Brdo-Brijunit.

Presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin Meta, për organizimin e këtij Samiti, i cili mbledhë të gjithë liderët e rajonit, për të diskutuar për të ardhmen evropiane dhe për të nxitur komunikimin për fqinjësi të mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimorë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se ky samit është një mundësi e radhës për të diskutuar për marrëdhëniet fqinjësore dhe integrimet euro-atlantike.

HW

“Pas Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duhet të shfrytëzojmë momentumin për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në rajon”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi gjatë ditës pritet të takojë Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.