HW

Presidenti Thaçi priti liderin e BDI-së, Ali Ahmetin

/ 2 minuta lexim
HW

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmetin.

Presidenti Thaçi dhe kryetari Ahmeti kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Maqedonisë dhe rëndësinë e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona.

“Është shumë e rëndësishme që të ecim përpara si rajon, sepse vetëm kështu e forcojmë paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova i përkrah përpjekjet për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë.

FIDANISHTJA

“Zgjidhja e kontestit të emrit e rrjedhimisht edhe hyrja e Maqedonisë në NATO është në interes të paqes në tërë rajonin tonë”, pohoi presidenti Thaçi.

Ndërsa, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se bashkëpunimi i afërt i lidershipit shqiptar ka bërë që të përmirësohet edhe pozicioni i shqiptarëve në Maqedoni.

Presidenti Thaçi dhe kryetari Ahmeti kanë folur edhe për rëndësinë e autoudhës Prishtinë-Shkup, e cila do t’i afrojë edhe më shumë qytetarët tanë me njëri-tjetrin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.