UBT

Presidenti Thaçi priti gjeneralin Rama, kërkoi që FSK-ja të mobilizohet për COVID-19

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Komandantin e FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Ramën, me të cilin ka biseduar për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara nga përhapja e COVID-19.

Presidenti Thaçi kërkoi që FSK-ja të jetë e mobilizuar, të rrisë deri në maksimum nivelin e gatishmërisë dhe të ndihmojë në preventimin, përballjen dhe tejkalimin e krizës.

Gjenerali Rama u shpreh se FSK-ja është në gjendje gatishmërie dhe ka kapacitetet që të përballet me çfarëdo nevoje, si me kapacitetet e vet mjekësore, ashtu edhe me kapacitetet logjistike.

Eco Higjiena

“FSK-ja është e gatshme të veprojë në çdo kohë, në çdo pjesë të Kosovës”, u shpreh gjeneral Rama.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me nivelin e gatishmërisë së FSK-së dhe kapacitetet për të reaguar në çdo situatë.

Mobilizimi i FSK-së është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.