HW

Presidenti Thaçi priti ambasadoren zvicerane, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

/ 1 minutë lexim
HW

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin mes dy shteteve.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadoren Lang për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

“Ju falënderoj që për vite të tëra vazhdoni të jeni partner i rëndësishëm i Kosovës. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh”, u shpreh presidenti Thaçi.

FIDANISHTJA

Për diasporën e madhe kosovare që jeton në Zvicër, presidenti Thaçi tha se “ajo është një urë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve”.

Ndërkaq, ambasadorja e shtetit helvetik në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e të parit të vendit, duke shtuar se Zvicra mbetet partnere e Kosovës.

Duke folur për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve, presidenti Thaçi theksoi se duhen eksploruar mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në ekonomi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.