Eko Higjiena

Presidenti Thaçi pritet nga Sekretari Pompeo në Uashington

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Uashington – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Kosovës në Uashington.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dekada me radhë.

“Na keni përkrahur në kohët më të vështira si dhe në ditët më të mira tona. Mirënjohja jonë është e përhershme”, është shprehur Presidenti Thaçi.

Temë e diskutimit ishte edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

HW

“Marrëveshja e përhershme e paqes, në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të thotë paqe për tërë Evropën Juglindore, do të thotë kthim kah e ardhmja, do të thotë zhvillim dhe prosperitet”, ka thënë presidenti Thaçi në takim.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të vazhdojë të bashkërendojë çdo hap të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke ecur bashkë me Uashingtonin i kemi realizuar aspiratat tona”, përfundoi Presidenti Thaçi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.