Eko Higjiena

Presidenti Thaçi për Gjykatën Speciale: Ishte zgjedhja e duhur për rrethanat e atëhershme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur për Gjykatën Speciale dhe lidhur me këtë tha nuk lëviz nga pozicioni i tij, pasi sipas tij, zgjidhja për themelimin e Gjykatës ishte më e mira në kuadër të atyre rrethanave.

Ai tha se vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale ishte vendim i vështirë, por zgjidhja më e mirë në kuadër të rrethanave të atëhershme.

“Nuk ka asnjë lëkundje në pozicionin tim…Unë dhe gjithë lidershipi i Kosovës e kemi bërë zgjidhjen më të mirë në kuadër të rrethanave dhe kontekstit ndërkombëtarë të atëhershëm, të imponuar…”, u shpreh Thaçi.

Ai tha se kanë qenë dy mundësi, të vështira dhe të këqija.

Hidromorava

Sipas tij, opsioni i parë ka qenë ose të shkohet me krijimin e Gjykatës Speciale në bazë të ligjeve të Kosovës, ose të refuzohet dhe çështja t’i kalojë OKB-së.

“Kemi shkuar me opsionin e parë”, tha presidenti, duke shtuar se megjithëse mund të ketë mendime të ndryshme për këtë çështje, vendimi ka qenë i përgjegjshëm dhe me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të bashkëpunimit me SHBA-të, NATO-n dhe BE.

“Ndërmjet dy opsioneve të këqija, kemi zgjedhur opsionin me më pak pasoja. Unë mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur”, tha Thaçi.

Videon lidhur me Gjykatën Speciale mund ta shikoni nga minuta 8:50. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.