Mobi Casa

Presidenti Thaçi në Sofje: Shpejtësia e anëtarësimit në BE, varët nga puna jonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sofje – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot në Sofje një takim bilateral me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, i cili ka ftuar sot në një takim pune të përbashkët liderët e Ballkanit Perëndimorë dhe krerët e Bashkimit Evropian.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve dhe forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Presidenti Thaçi ka falënderuar kryeministrin Borissov për angazhimin e tij personal për përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimorë dhe perspektivës së tyre për anëtarësim në BE.

Dy liderët u pajtuan që Strategjia e re e BE-së për zgjerim për shtetet e Ballkanit Perëndimorë është mundësi reale, e cila duhet të shfrytëzohet nga të gjitha shtetet aspiruese.

Hidromorava

“Jemi të vetëdijshëm që shpejtësia e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit perëndimorë do të varet nga aftësia dhe kualiteti i përmbushjes së reformave nga shtetet aspirante, por mbi të gjitha nga aftësia e tejkalimit të problemeve ndërshtetërorë”, ka theksuar presidenti Thaçi pas takimit.

Nga ana tjetër, kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov ka thënë se ai do të vazhdojë të mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, sepse anëtarësimi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimorë në BE, sjell stabilitet, bashkëpunim dhe mirëqenie për të gjithë.

Në fund, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje ligjore detyruese me Serbinë, e cila nënkupton normalizimin e plote të marrëdhënieve ndërshtetërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.