Fundamenti

Presidenti Thaçi në Rio: Moment historik për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rio de Zhaneiro – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Rio të Brazilit, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në prag të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”.

“Ngritja e flamurit të Kosovës përkrah flamujve të tjerë botërorë përbën një moment historik për shtetin tonë”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.

Gjatë ditës, i pari i vendit ka takuar edhe tetë sportistë kosovarë, që ditëve në vijim do të marrin pjesë në gara të ndryshme.

Presidenti Thaçi u ka uruar sukses sportistëve nga Kosova, duke thënë se ata tashmë janë kampionë, meqë po përfaqësojnë për herë të parë flamurin dhe simbolet e shtetit të Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio.

HW

Ndërkaq, me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, presidenti Thaçi ka marrë pjesë në darkën solemne, ku të pranishëm kanë qenë shumica e krerëve shtetërore të vendeve pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka zhvilluar takime kurtuazie me presidentë të një numri të madh shtetet që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe të atyre që nuk e kanë marrë nj vendim të tillë.

Gjithashtu, presidenti Thaçi ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në vitet e fundit.

Në mbrëmje, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, ku do të defilojnë edhe tetë sportistët nga Kosova./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.