Fundamenti

Presidenti Thaçi në NATO, kërkon që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bruksel – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në takim u bisedua për mundësinë e inicimit të një dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për bashkëpunimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me Aleancën Veri-Atlantike.

Të dy liderët konfirmuan interesin e tyre për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Kosovës.

Presidenti Thaçi u shpreh se FSK-ja është e gatshme që të marrë pjesë në manovrat, por edhe të kontribuojë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, sidomos në fushat ku është specializuar dhe ka bërë përvojë FSK-ja. “Kosova është e vendosur që të bëhet anëtare e NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi.

Mobi Casa

Sekretari Stolteberg dhe presidenti Thaçi biseduan edhe për përkushtimin e Kosovës për sfidat e sigurisë – radikalizmin dhe terrorizmin. Me këtë rast, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të mbetet e vendosur që të luftojë pa kompromis çdo ekstremizëm dhe radikalizëm.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se KFOR-i do të vazhdojë misionin e tij për një ambient të sigurt në Kosovë dhe do të garantojë lirinë e lëvizjes për aq kohë sa është e nevojshme.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi se çfarëdo reduktimi i numrit të forcave të NATO-s në Kosovë do të bazohej në përmirësimin e kushteve në terren.

Në këtë takim, u bisedua edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Gjatë vizitës, në selinë qendrore të NATO-s, presidentit Thaçi iu organizua edhe një vizitë informuese për historinë e Aleancës Veri-Atlantike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.