GRANDEMALL

Presidenti Thaçi në Bruksel: Lidershipi i ri i BE-së të dëshmojë se është partner i qëndrueshëm i rajonit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bruksel – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot po qëndron në Bruksel, ku po merr pjesë në konferencën vjetore për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga organizata “Miqtë e Evropës”.

Gjatë panelit për marrëdhëniet ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi deklaroi se Kosova dhe rajoni gjenden në një udhëkryq politik dhe historik.

Presidenti Thaçi theksoi se perspektiva e qartë evropiane është kyçe për të garantuar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon. Ai shtoi se lidershipi i ri i Bashkimit Evropian duhet të dëshmojë vizion, guxim dhe lidership, duke mbajtur premtimet ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe duke dëshmuar se janë partner i qëndrueshëm i shteteve të rajonit.

Shtyrja dhe vonimi i zgjerimit të BE-së, sipas presidentit Thaçi, në realitet është ftesë për rrëmujë të re në Ballkan.

Mobi Casa

“Derisa Strategjia për Zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor krijoi bindjen se BE-ja po i jep shtytje vendimtare synimit të Kosovës, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës për t’u integruar në BE, ngjarjet që pasuan na përgënjeshtruan të gjithëve”, tha presidenti Thaçi.

Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, presidenti Thaçi argumentoi se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më parë, duke qenë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe qytetarët e Kosovës po qëndrojnë të izoluar padrejtësisht.

Po ashtu, presidenti Thaçi bëri me dije që marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të sjellë njohje për Kosovën dhe perspektivë të qartë në rrugën euro-integruese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.