Uji Dea

Presidenti Thaçi mirëpret lirimin e Aganit nga detyra

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mirëpritur lajmin për lirimin e ministrit Ferid Aganit. Ai përmesnjë postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka shkruar se ky është një shembull i sjelljes në pajtim me etiken institucionale.

Thaçi ndër të tjera ka thënë se sundimi i ligjit mbetet jetik për të ardhmen e vendit, ai edhe një herë është zotuar se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jetë pjesë e Institucioneve.

Fundamenti

Postimi i plotë i Thaçit:

Si president i vendit e mirëpres gatishmërinë dhe vendimin e z. Ferid Agani për t’u liruar nga detyra e ministrit, për t’u lënë organeve të drejtësisë që të kryejnë punën e tyre. Le të jetë ky shembull i sjelljes në pajtim me etikën institucionale, dhe i gatishmërisë për qeverisje të mirë. Kosova është në rrugë të mbarë të integrimit evropian dhe jemi në prag të liberalizimit të vizave. Sundimi i ligjit mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës. Si president i vendit zotohem para qytetarëve se askush me aktakuza apo të dënuar nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.