Eko Higjiena

Presidenti Thaçi: Gjermania mbetet një partner strategjik i Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Siglat Gabriel.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin Gabriel për mbështetjen që populli dhe shteti gjerman i kanë dhënë popullit të Kosovës në të gjitha periudhat.

“Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Presidenti ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Berlinit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën.

ARKATANA

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Siglat Gabriel, është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Kosovë, në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Ministri gjerman ka siguruar presidentin Thaçi se Gjermania do të jetë një partner i fuqishëm në vazhdimin e konsolidimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, në zhvillimin ekonomik dhe në perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe do të vazhdojë t’ju qëndrojë para obligimeve ndërkombëtare që ka marrë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.