Uji Dea

Presidenti Thaçi: FSK-ja, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t’iu përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama e informoi presidentin Thaçi për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force.

FIDANISHTJA

“Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës”, u shpreh gjenerallejtënant Rama.
Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me planet për të ardhmen e kësaj force.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s”, u shpreh presidenti Thaçi.
“FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumetnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.