ARKATANA

Presidenti Thaçi dhe Zëvendëssekretari i Mbrojtjes i SHBA-së flasin për ushtrinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Uashington – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot nga Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me mbështetjen e SHBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kërkoi që të rritet bashkëpunimi edhe më shumë.

“Kosova e ka ushtrinë e vet, profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Mobi Casa

Në anën tjetër, Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norquist, ka theksuar se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist, për gjithë mbështetjen e deritashme për Forcën e Sigurisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.