UBT

Presidenti Thaçi dhe ministri britanik flasin për Kosovën dhe rajonin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin për Evropë dhe Amerikë të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Presidenti Thaçi i shprehi mirëseardhje dhe theksoi se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën, për njohjen e Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Pavarësia e Kosovës mban edhe vulën e madhe të Londrës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, Ministri për Evropë dhe Amerikë i Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, u shpreh se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për rajonin, pavarësisht marrëdhënies së Londrës me Brukselin.

ARKATANA

“Dëshirojmë rajon që jeton në paqe e stabilitet”, u shpreh Duncan.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe dialogut në rajon, si dhe punon për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë, përfshirë edhe Serbinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.