United Hospital

Presidenti Thaçi dekoroi shkrimtaren Elena Kadare më Medaljen Presidenciale të Meritave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar shkrimtaren e njohur Elena Kadare me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Presidenti Thaçi ka thënë se në kujtimet dhe publicistiken e shkrimtares Elena Kadare, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës.

“E dekorova shkrimtaren e njohur Elena Kadare për kontributin e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe. Tek Elena Kadare, në kujtimet dhe publicistiken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Fundamenti

Ndërsa, shkrimtarja Elena Kadare e ka falënderuar presidentin Thaçi për dekoratën e ndarë dhe ka evokuar kujtime nga vizitat e saj të mëhershme.

“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem çdo të arriture të Kosovës”, ka thënë shkrimtarja Kadare.

Presidenti Thaçi ka theksuar se fryma oksidentale e familjes Kadare është një vlerë e veçantë e kulturës sonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.