ARKATANA

Presidenti Thaçi: Çështja e të pagjeturve është turpi i Bashkësisë Ndërkombëtare, t’i bëjnë presion Serbisë në çdo formë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për të zbardhur fatin e të pagjeturve dhe zbardhjen e të gjitha krimeve që i kanë kryer në Kosovë.

Thaçi ka thënë se çështja e të pagjeturve është turpi i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe sipas tij është për keqardhje që Serbia e ka politizuar zbardhjen e fatit të tyre.

Këtë thirrje kreu i shtetit e ka bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Mobi Casa

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre”, ka shkruar Thaçi.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë”, ka shtuar presidenti.

“Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje. HTH”, ka përfunduar ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.