Uji Dea

Presidenti Thaçi: Angazhimi politik dhe gjeostrategjik i BE-së, qenësor për Kosovën dhe rajonin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Bruksel – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në takime të ndara nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Në këto takime presidenti Thaçi tregoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe theksoi nevojën për angazhim strategjik të BE-së në Kosovë dhe në Ballkan Perëndimor.

“Jemi të përkushtuar për të ardhmen tonë evropiane dhe kemi bërë hapa të rëndësishëm që nga nënshkrimi MSA-së, mirëpo procesi i integrimit të Kosovës në BE duhet të përshpejtohet me veprime konkrete, sepse vonesat vetëm sa e dëmtojnë kredibilitetin e BE-së dhe e zbehin përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për këtë proces”, u shpreh presidenti Thaçi.

ARKATANA

“Është qenësore për Kosovën, për tërë rajonin, që Bashkimi Evropian të mbetet i angazhuar në Ballkanin Perëndimor dhe ky angazhim të jetë politik dhe gjeostrategjik”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Përkundër sfidave aktuale të BE-së që ndërlidhen me çështjen e refugjatëve dhe të zgjerimit, në këto dy takime është konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.