UBT

Presidenti s’mund t’i shkelë vijat e kuqe të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se dialogu me Serbinë do të vazhdojë pa vija të kuqe ka nxitur reagime të ashpra nga ana e opozitës dhe e shoqërisë civile. Përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se faza finale e dialogut nuk duhet në asnjë formë të vazhdojë pa vija të kuqe, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Sipas tyre, një deklaratë e tillë e kreut të shtetit është tejet skandaloze dhe në dëm të Republikës së Kosovës, andaj siç shprehen ata, asnjë marrëveshje që do të arrihet nga Thaçi, veçmas duke mos përfillur vijat e kuqe, nuk do të jetë e pranueshme dhe e vlefshme për shtetin e Kosovës.

Uji Dea

Në anën tjetër, para dy ditësh ish-kryeministri, i cili tani është udhëheqës i fazës përmbyllëse të negociatave me Serbinë, teksa njoftoi se nuk do të ketë vija të kuqe në këtë proces tha se aty do të shtjellohen vetëm temat për të cilat pajtohen të dyja palët. Mirëpo përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët e kanë monitoruar në vazhdimësi këtë proces, vlerësojnë se Kosova si vijë të kuqe për të mos diskutuar me Serbinë duhet ta ketë integritetin e saj territorial, sistemin unitar të funksionimit dhe përfaqësimin si një shtet i barabartë në arenën ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.