Presidenti Sejdiu i fali ligjshëm të burgosurit

Për shkak të mungesës së bazës për lëndë penale, nuk është shqyrtuar çështja e imunitetit të presidentit
Pas shqyrtimit të fakteve relevante lidhur me procesin e faljeve nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish-ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, një ekip i përzier, i përbërë nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë dhe nga Prokuroria e EULEX-it nuk kanë gjetur prova se ish presidentët kanë kryer ndonjë vepër penale, prandaj, sot Prokuroria mbylli këtë lëndë./Indeksonline/