ARKATANA

Presidenti: Qytetarët s’duhet të mbesin të izoluar për ambicie personale e partiake të politikanëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Europian, Angelina Eichhorst, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit në relacion me BE-në në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur që Kosova dhe BE-ja kanë instaluar një bashkëpunim institucional dhe e falënderoi për përkrahjen që BE-ja ka dhënë për institucionet e Kosovës.

“Kosova është e vendosur për të ardhmen e saj euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi.

“NATO dhe BE janë destinacionet e vetme të Kosovës”, shtoi ai.

ARKATANA

Kurse, drejtoresha Eichhorst u shpreh e kënaqur për bashkëpunimin me Kosovën dhe për të arriturat në proceset e rëndësishme, si dialogu dhe MSA-ja.

Presidenti Thaçi po ashtu kërkoi nga BE-ja që të mos lejojë që Kosova të mbetet e izoluar, si dhe të marrë vendim që sa më parë të jepet drita e gjelbër për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

“Është vërtetë për keqardhje që për shkak të zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë, për shkak të ambicieve personale e partiake, të pësojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të mbeten evropianët e vetëm të izoluar, pa mundësi që të lëvizin të lirë në kontinentin e tyre”, përfundoi presidenti Thaçi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.