Hidromorava

Presidenti propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend – nesër bëhen të ditura masat

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës dekretin për gjendje të jashtëzakonshme në Kosovës.

Presidenti Thaçi ka njoftuar se pas mbledhjes me Këshillin e Sigurisë dhe pas konsultimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, propozoi dekretin për gjendje të jashtëzakonshme.

“Në këtë kohë, në rrethana të pa përjetuara në Kosovë dhe rajon, Kosova nuk është vend i izoluar, është e përfshirë nga koronavirusi që paraqet shqetësim për gjithë botën, gjithë njerëzimin, paraqet shqetësim edhe për Kosovën pas paraqitjes së rasteve të fundit. Sonte jemi të detyruar të deklarojmë dhe propozojmë duke respektuar kushtetutën do t’i propozoj Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë e përfshinë mobilizimin e FSK’së në tërë territorin e Kosovës”, ka njoftuar Thaçi.

Dekreti do t’i procedohet nesër Kuvendit bashkë me masat që parashihen, e për të cilat Thaçi ka thënë se do të njoftohen qytetarët menjëherë. Për miratimin e dekretit nevojiten 2/3 e deputetëve.

Ky dekret vjen si rezultat i epidemisë së koronavirusit.

Uji Dea

“Jemi në një rrethanë të papërjetuar më parë dhe si shtet duhet t’i marrim përgjegjësitë që na takojnë, do të ishte e papërgjegjshme mos të reagonim”.

“Duke respektuar kushtetutën e vendit dhe ligjet dhe përgjegjësinë morale dhe njerëzore. Unë sot kam thirrur në një takim Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas kërkesës sime, kryeministri e ka ftuar KSK’në”, njofton presidenti.

Thaçi ka falënderuar policinë, ushtarët e FSK’së dhe të gjithë ata që po përballen me parandalimin e koronavirusit.

“Falënderoj Policinë e Kosovës, ushtarët e FSK’së dhe të gjithë ata që po përballën me këtë situatë. Duhet të mobilizohemi të gjithë me të gjithë angazhimin dhe potencialin që e kemi”, njofton Thaçi.

“Për risitë tjera do t’i përcjellim përgjegjësitë por edhe masat dhe me këtë dekret do të informohen qytetarët e vendit gjatë ditës së nesërme kur edhe do t’i procedohet Kuvendit për aprovim”, përfundoi presidenti Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.