RCCOLA

Presidenti Pacolli garanton për mbështetjen e kryeministrit te ri Hoti dhe suksesin e ekipit të përbashkët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Pacolli: Zoti Hoti, do ta keni mbështetjen time, me eksperiencën time, projektet e mia, miqësitë e mia me presidentë, kryeministra e mbretër, anembanë botës!
Ne prani të një numri të madh të qytetareve, sot Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur Fushatën Zgjedhore në Suharekë.
Duke i falënderuar qytetarët për përkrahjen e madhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ju ka bërë thirrje atyre që ta mbështesin koalicionin e të ardhmes dhe të shpresës. Pacolli ka thënë se kandidati i koalicionit, për kryeministër, Avdullah Hoti do ta ketë mbështetjen e tij të plotë me eksperiencën, projektet, miqësitë me presidentë, kryeministra e mbretër, anembanë botës!

Duke folur para qytetarëve Pacolli ka thënë: “Prania juaj më mbush me entuziazëm që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ë detyrimeve e dalin nga kërkesat tuaja. Familja politike Rugoviste tani është e kompletuar ” tha presidenti Pacolli.

Ai ka thënë se lista e përbashkët e koalicionit duhet të mbështetet, pasi që mban në vete një ekip profesionistësh, të përbërë nga njerëz të dijes dhe të punës. ”Ju ftoj të bëni një krahasim mes listës tonë dhe listës së të tjerëve, do të shihni se kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë ne dhe çfarë përfaqësojnë ata”, ka thënë Presidenti i AKR-së.

UBT

Duke përmendur edhe përfaqësimin dinjitoz të grave dhe të rinjve në këtë listë, Pacolli është zotuar se do të punojë vetëm për interesat e qytetarëve të Kosovës. ”Dilni votoni kundër të keqes, kundër errësirës e kundër të ligës “, ka thënë ai, duke ju bërë thirrje qytetarëve të Suharekës që të votojnë për koalicionin AKR-LDK-LD-Alternativa.

Në fund të fjalimit, i pari i AKR-së e ka prezantuar edhe kandidaten e AKR-së për deputete Albena Reshitaj e cila vjen nga Suhareka.

Ndërsa kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti tha se ky koalicion i fuqishëm ta jetësojë shpresën e qytetarëve të Kosovës për reforma në arsim, shëndetësi, gjyqësi dhe të gjitha sferat tjera të jetës. “Zgjedhjet kane efekt disavjeçar, andaj mendoni mire se kush e meriton më së shumti votën tuaj të shenjtë”, ka thënë ndër të tjera kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, Avdullah Hoti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: