ARKATANA

Presidenti në Kushtetuese!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Subjektet opozitare janë duke i analizuar aspektet juridike për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të vendit. Analistët politikë dhe juristët thonë se precedenti i rastit “Pacolli” rrëzon edhe zgjedhjen e Thaçit.

Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e presidentit mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi vlerësohet se janë shkelur procedurat në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit. Subjektet opozitare thonë se janë duke i shqyrtuar aspektet juridike dhe nuk e mohojnë mundësinë që ata t’i drejtohen Kushtetueses për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Thaçit.

Madje, sipas analistëve politikë dhe juristëve, nëse merret parasysh vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e ish-presidentit, Behgjet Pacolli, atëherë edhe zgjedhja e Thaçit mund të hidhet poshtë, pasi në atë vendim thuhet se në sallë duhet të jenë të pranishëm të gjithë deputetët (120) me përjashtim të atyre që kanë leje nga Kuvendi e në seancën kur u zgjodh Thaçi president kanë marrë pjesë 81 deputetë.

Hidromorava

Përderisa në Nenin 86, pika 4 të Gjykatës Kushtetuese thuhet se “Zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin e ish-presidentit, Behgjet Pacolli, thuhet në sallë duhet të jenë të pranishëm të gjithë deputetët.

“Lidhur me këtë, Gjykata vëren se lidhur me numrin e votave që kërkohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Neni 86-4 i Kushtetutës siguron se presidenti i Republikës së Kosovës do të zgjidhet me dy të tretat (2/3-at) e ‘votave të të gjithë deputetëve’ të Kuvendit, që do të thotë së të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë, minus ata deputetë të cilët kanë marrë leje nga kryetari i Kuvendit…”, thuhet ndër të tjera në këtë vendim të gardianit të Kushtetutës së vendit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.