Fundamenti

Presidenti, “mollë sherri” mes LVV-së dhe LDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa kanë mbajtur takime të njëpasnjëshme gjatë javës së kaluar, por deri më tani nuk ia kanë dalë të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje. Meqë posti i presidentit tashmë është shndërruar në “mollë sherri” mes dy palëve, analistët politikë nuk përjashtojnë mundësinë që seanca konstituive t’i gjejë pa një ujdi të plotë LVV-në e LDK-në.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa kanë zhvilluar një sërë takimesh maratonike gjatë javës së kaluar, por nuk kanë arritur që negociatat e tyre t’i kurorëzojnë me një marrëveshje përfundimtare.

FIDANISHTJA

I vetmi pajtim që ka buruar nga takimet e dy partive është dakordimi për t’i shpeshtuar takimet, që kanë për qëllim shkrirjen e dallimeve ekzistuese mes tyre. Ndonëse të dielën nuk u takuan fare, Kurti e Mustafa vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta sa i përket postit të presidentit.

Derisa LDK-ja po kërkon ta marrë pozitën e shefit të shtetit, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të ngulë këmbë se posti i presidentit nuk duhet të bëhet pjesë e marrëveshjes për qeverisjen e re. Ani pse seanca për konstituimin e Kuvendit është thirrur për datën 26 dhjetor nga presidenti Hashim Thaçi, njohësit e çështjeve politike shprehen skeptikë se LVV-ja dhe LDK-ja do të arrijnë të merren vesh mes vete para kësaj date.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.