GRANDEMALL

Presidenti Levits: Letonia e mbështetë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Letonisë, Egils Levits në një konferencë për media pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani theksoi se shteti i tij i kupton aspiratat e Kosovës që të jetë shtet paqësor e demokratike, ndërsa shprehu mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe për liberalizimin e vizave.

Ai para mediave në Kosovë tha se Letonia dhe Kosova nuk kanë ndonjë armik, por se “vetëm jemi duke mbrojtur demokracinë tonë, pavarësinë tonë”.

Levits rikujtoi se Letonia është ndër shtetet e para që e njohën pavarësinë e Kosovës dhe i kuptojnë aspiratat e Kosovës që të jetë shtet paqësor e demokratik.

Ai foli edhe për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n, ndërsa tha se është e domosdoshme që Kosova t’i bashkohet Partneritetit për Paqe.

“Së paku është e domosdoshme që Kosova t’i bashkohet Partneritetit për Paqe ne mendojë se tani është koha e duhur por varet nga NATO… Është shumë me rëndësi të fuqizohet bashkëpunimi… letonia e përkrah këtë hap”, tha ai, raporton Telegrafi.

FITORJA

Levits shprehu mbështetje të plotë edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si në Këshill të Evropës e në forume tjera.

“Ne do të mirëpritnim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, prandaj ne mund të shkëmbejmë përvojat tona për të gjetur rrugën drejt anëtarësimit. Unë do ta mirëpres Kosovën si anëtare e Këshillit të Evropës”, tha ai.

Presidenti i Letonisë po ashtu ofroi mbështetjen e shtetit të tij për liberalizimit të vizave.

“Tani nuk ka më pengesa të arsyeshme që të mos jepet liberalizimi i vizave dhe ne e mbështesim Kosovën. Ne mbështesim progresin në luftimin e korrupsionit, duke zbatuar masa të ndryshme të zbatimit të ligjit… Kemi vërejtur që viti i kaluar ishte i suksesshëm në këtë drejtim”, tha Levits.

Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se vëren që ka probleme, por shprehu besimin se bisedimet do të vazhdojnë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.