Eko Higjiena

Presidenti kroat për sulmin në Banjskë: Në bazën ku u stërvit grupi serb s’mund të hysh pa aprovim

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin që ndodhi atje më 24 shtator.

Milanoviq në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, tha se Serbia “duhet të japë disa përgjigje” lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se në bazën e ushtrisë serbe ku janë publikuar dëshmitë se është stërvitur grupi serb duhet aprovim për t’u futur aty.

“Për t’u futur aty brenda, duhet të kesh aprovimin e dikujt. Armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë, të gjitha këto gjëra kanë mbetur në dispozicion të Kosovës”, tha Milanoviq.

UBT

Presidenti kroat shtoi se Kroacia arriti të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë, “natyrisht me çmim shumë të madh”.

“Janë krijuar shumë vrasje, gjëra të ndryshme, komplote”, tha ai ndër tjerash, duke iu referuar Serbisë. Por tani nuk jemi në vitin 1014, jemi në vitin 2023”, tha ai.

E presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë për sanksionim ndaj Serbisë, duke thënë se mos veprimi do të sjellë inkurajimin e tyre për sulme ndaj Kosovës.

Osmani ka theksuar se tashmë sipas të gjitha provave, qëllimi i grupeve terroriste që sulmuan Kosovën më 24 shtator ka qenë aneksimi i veriut. /Telegrafi/