Mobi Casa

Presidenti kroat: Në dokumentet e BE-së nuk shkruan se Serbia duhet ta njohë Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka deklaruar se në dokumentet e BE-së askund nuk thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën, për t’u anëtarësuar në BE.

I pyetur për të sqaruar se çfarë ka mbetur pa u thënë nga Forumi i Prespës në Ohër në Maqedoninë e Veriut, se në dokumentet e BE-së thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën, presidenti i Kroacisë u përgjigj se askund nuk shkruan se Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u anëtarësuar në BE, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat serbe, Milanoviq ka thënë se kjo ishte hera e fundit që do të fliste për këtë temë.

FIDANISHTJA

Ndryshe, Milanoviq deklaroi sot gjatë samitit të NATO-s se lidhur me vendimin për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë do të vendoset nga Parlamenti i Kroacisë dhe se kjo shkon përtej kompetencave të tij, por edhe vendet nordike nuk duhet të marrin personale qëndrimin e tij personal lidhur me këtë çështje.

“E kam përsëritur disa herë në një bisedë telefonike me presidentin finlandez se këtu nuk ka asgjë personale sa me takon mua, janë vende që plotësojnë kritere të larta, mjafton ajo që kërkon Turqia prej tyre, unë jam këtu më shumë në anën suedeze sesa turke. Të shohim se si do të zhvillohet më tej kjo çështje, a do të ketë ndonjë monitorim”, tha Milanoviq. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.