Uji Dea

Presidenti kroat bën thirrje në OKB për njohjen e Kosovës anëtare e barabartë e kësaj organizate

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës si anëtare e barabartë e bashkësisë së kombeve [OKB-së].

Siç raportojnë mediat Milanoviq shprehu shqetësimin për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai bëri thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve, por edhe për njohjen universale të Kosovës si anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare.

Uji Dea

“Jemi shumë të shqetësuar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dëshirojmë të inkurajojmë masat për de-përshkallëzimin e tensioneve. Në mënyrë të ngjashme, këto dy vende duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve dhe të përmbushin detyrimet e tyre dhe të fillojnë të zbatojnë atë që u dakordua këtë vit në Bruksel dhe Ohër”, ka thënë presidenti kroat, transmeton Telegrafi.

Ne vazhdojmë të mbrojmë njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtën e saj për të qenë pjesëtare e barabartë i bashkësisë së kombeve [Organizatës së Kombeve të Bashkuara]”, tha ndër të tjera Milanoviq. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.