Uji Dea

Presidenti: Kosova ka potenciale ekonomike, bashkëpunimi me diasporën të orientohet kah zhvillimi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare në Prishtinë. Presidenti e ka quajtur këtë një iniciativë shembullore dhe ka thënë se puna e të gjithëve tani duhet të përqendrohet në zhvillimin ekonomik të shtetit tonë.

“Diaspora, gjatë tërë historisë, ka qenë një nga faktorët kryesorë në çdo zhvillim në Kosovë. Falë kontributit të shumanshëm të diasporës, populli i Kosovës arriti të mbajë gjallë organizimin dhe solidaritetin shoqëror”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se në shkurt të vitit të ardhshëm e shënojmë dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe Kosova më nuk është në fazën e mbijetesës apo të rindërtimit, por është shtet në zhvillim.

“Bashkëpunimi ynë me diasporën duhet të ndryshojë në mënyrë kualitative dhe të orientohet kah zhvillimi, jo më kah mbijetesa e Kosovës. Jemi konsoliduar si shtet, brenda dhe ndërkombëtarisht. Puna e të gjithëve tani duhet të përqendrohet në zhvillimin e shtetit tonë, si shteti më i ri, me popullatën më të re në Evropë, si shtet me potenciale ekonomike të mëdha që presin të shfrytëzohen”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në hapjen e Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare, kreu i shtetit ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë më 2008 është ruajtur trendi pozitiv i rritjes ekonomike.

“Kemi investuar në infrastrukturë, duke ndërtuar rrugë dhe autostrada. Që kur kemi ndërtuar autostradën me Shqipërinë, shkëmbimi ynë ekonomik në mes vendeve tona është shtuar për disa herë. Me Bashkimin Evropian kemi punuar në lehtësimin e kushteve për regjistrim dhe funksionim të bizneseve. Kemi miratuar Ligjin për Investime Strategjike për të lehtësuar lidhjen e kontratave për investimet që Qeveria i cilëson me interes strategjik për shtetin dhe shoqërinë. Angazhimin tonë në këtë drejtim e konfirmon edhe vlerësimi i Bankës Botërore, që çdo vit e rendit Kosovën lart e më lart në raportin e të bërit biznes”, ka thënë presidenti Thaçi.

Si rezultat i reformave ekonomike, presidenti Thaçi ka thënë se janë edhe nënshkrimi i MSA-së dhe pranimi i Kosovës në programin e Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit.

Uji Dea

Ai ka thënë se është investuar edhe në arsim, duke hapur qendra të shkollimit të lartë nëpër tërë Kosovën, sepse rinia jonë duhej të bëhej fuqi punëtore e specializuar dhe e gatshme të konkurrojë me fuqinë punëtore në Evropë, me aftësitë dhe profesionalizmin e vet.

“Të gjitha këto krijojnë mundësi për zhvillim të gjithanshëm të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se Kosova është zhvilluar dhe ka ndryshuar shumë, porse diçka ka mbetur pa ndryshuar.

Ky është fakti që sa herë jemi bërë bashkë, sipas presidentit Thaçi, kemi realizuar çdo ëndërr dhe çdo dëshirë.

Prandaj është i vlefshëm ky forum, ka thënë ai, sepse po bëhen bashkë të gjithë afaristët për të punuar dhe për ta zhvilluar Kosovën.

Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare është organizuar nga USAID-i në partneritet me Rrjetin Afarist të Diasporës Shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.