Mobi Casa

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, në Forumin Global për Ndërmarrësi e inovacion, në Vjenë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Themeluesi dhe Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka marrë pjesë në Forumin e tetë Global të “Druker për Ndërmarrësi dhe Inovacion, me moton ‘Shoqëria Ndërrmarrëse’, mbajtur në Vjenë të Austrisë.

Në këtë Forum morën pjesë ndërmarrës, profesorë dhe liderë botërorë, të njohur në fushën e ndërrmarrësisë dhe inovacionit, si Clayton Christensen, Anil Gupta, Roger Martin, Philip Kotler, Gary Hamel, Fredmund Malik, Hermnn Simon, Ralf Koester, Gisbert Ruehl, Rovan Leen, Sarah Cliffe dhe shumë të tjerë.

Gjatë këtij forumi, rektori Hajrizi, është takuar me shumë pjesëmarrës, ndërsa ka diskutuar përvojat e mira në ndërmarrësi, inovacion dhe për rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi.

Uji Dea

“UBT është një shembull tipik i ndërrmarrësisë, exellencës dhe inovacionit. Po ashtu, janë krijuar mundësi të mira për bashkëpunim në të ardhmen”, tha rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi ka takuar edhe autorin e shume botimeve në fushën e marketingut, z. Philip Kotler, i cili pak vjet më parë është nderuar me çmimin e lartë të UBT-së ‘Lidership Excellence Award’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.