Eko Higjiena

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka: Në pranverë Gjilani do të jetë edhe më i fortë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njeriu i parë i SC Gjilanit, Florim Zuka, së bashku me “bardhekuqët” e Gjilanit në këtë kampionat të Superligës së Kosovës në futboll, ishin bukuria e futbollit të Kosovës duke dhuruar spektakël në stadiumet e Kosovës.

Ashtu siç kishte paralajmëruar para dy vitesh se SC Gjilani do të jetë fuqi e futbollit në futbollin e Kosovës e më gjerë, këtë edhe e ka realizuar presidenti Zuka duke e bërë një skuadër shumë të fuqishme.

Skuadra e SC Gjilanit, njeherit është edhe shembull në futbollin e Kosovës sa i përket kontratave me futbollist të cilat i zbaton në mënyrë profesionale.

SC Gjilani nga 17 javët e zhvilluara në Ipko Superligën e Kosovës, ka realizuar 10 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje, duke u plasuar në pozitën e 2-të me 32 pikë të tubuara dy më pak së kampioni vjeshtor Ballkani i Suharekës.

FITORJA

“Bardhekuqët” njëherit janë edhe qerekfinalist të DigitAlb Kupës së Kosovës, ku do të ndeshet me Drenicën me 8 shkurt si mysafirë.

Sa i përket stinorit vjeshtor, Florim Zuka është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.
“Tani ka përfunduar stinori vjeshtor dhe për pak ditë jemi në pushim së bashku, në përgjithësi jam i kënaqur me atë çka kemi arritur në këto 17 javë kemi mundur edhe më mirë por ky është futbolli dhe çdo gjë duhet pranuar me sportivitet, me paraqitjen e futbollistëve jam i kënaqur poashtu edhe me punën e trajnerit Gentjan Mezanit, disa futbollist kanë mundur të japin më tepër në fushë pasiqë kanë potencial të madh por uroj që në pranverë të tregojnë më të mirën e tyre”, ka bërë të ditur për “Rajoni Press”, Florim Zuka.

Presidenti Zuka, i cili menaxhon biznesin e tij personal dhe SC Gjilanin në mënyrë profesionale, ka bërë të ditur se pranvera do të jetë mjaft e nxehtë si për titull gjithashtu edhe për Kupën e Kosovës.
“Ne në dy garat do të luftojmë gjerë në momentet e fundit, do të japim më të mirën tonë si për titull njashtu edhe për Kup, në këtë miniafat kalimtarë jemi në kontakt me 4 futbollist cilësorë ku mendojmë se pak kemi qaluar në ato pozita, dhe do të arrijmë marrëveshje me këta futbollist për të dëshmuar se SC Gjilani është një klub i madh si me futbollist njashtu edhe me stafin e saj dhe me armatën e tifozerisë “Skifterat”, të cilët janë futbollisti ynë i 12-të”.

Skuadra e Gjilanit njihet si skuadra e cila në radhët e saja ka më shumti futbollist nga Shqipëria, dhe kjo ka bërë që shumë tifoz nga Shqipëria tani janë të lidhur me sukseset e SC Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.