Presidenti i SC Gjilan, Florim Zuka, ngushëllon familjen e Gani Sejdiut
Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka, ka ngushëlluar trajnerin Gani Sejdiu dhe familjen Sejdiu në Mitrovicë, me rastin e vdekjes së bashkëshortes se trajnerit Gani Sejdiu.
Në telegramin ngushëllues të presidentit Zuka thuhet:
“Me shumë keqardhje morëm lajmin për humbjen e bashkëshortes suaj, në emrin tim personal dhe në emrin e SC Gjilanit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve dhe familjes Sejdiu, bëhuni të fort në këto momente të vështira për familjen tuaj”.
Me sinqeritet Florim Zuka.


