Eko Higjiena

Presidenti i SC Gjilan, Afrim Veliu: Do ta rikthejmë klubin në binaret e duhura

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Presidenti i SC Gjilanit, Afrim Veliu përmes një komunikate për media ka folur për ambiciet e këtij klubi. Në komunikatën e Veliut e publikuar në faqen zyrtare të klubit në facebook, thuhet se tek Gjilanit do të ketë stabilitet dhe frymë të re në klub.

Postimi i plotë:

“Të nderuar, Anëtar nga komuniteti i futbollit, sportdashës dhe media të nderuara, Po ju drejtohem si prijësi i një projekti të cilin e kemi nisur së bashku me bashkëpunëtorët e mi nga vendi ynë i lindjes Gjilani dhe mërgata.

Ardhja jonë në klubin e Gjilanit është bërë për shumë arsye, por me një motivacion të vetëm, ta rikthejmë klubin në binaret e duhura dhe të rikthejmë entuziazmin e munguar. Prezenca jonë këtu është garancion për stabilitet dhe një frymë e re, e cila po vjen në qytetin e “Skifterave”.

Mobi Casa

Po nisim kështu një rrugëtim të ri, me shpresën që mbështetja juaj nuk do të na mungojë. Kemi sfida të mëdha para vetës, për të cilat jemi të vetëdijshëm, por së bashku mund t’i kalojmë të gjitha.

Falënderojmë gjithë qytetarët e Gjilanit për mikpritjen, ish-drejtuesit që na dorëzuan mandatin e besimit për të udhëhequr me klubin dhe gjithë ata të cilët i kemi pranë nesh dhe po punojnë pa reshtur për t’i vënë gjërat në vendin e duhur.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Ju presim që së bashku të kalojmë çdo sfidë. Përpara Gjilani, përpara “Skiftera”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.