United Hospital

Presidenti i PAN-it

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i vendit Hashim Thaçi edhe një herë është vënë në qendër të kritikave me nismat e tij. Thirrja e tij e fundit për takim konsultativ me partitë politike po vlerësohet si blerje kohe për PAN-in. Sipas partive të tjera politike në vend, presidenti nuk është fare konstruktiv e as në nivelin kushtetues, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ftuar në një takim konsultativ të gjitha partitë politike në vend më 24 korrik, në të cilin do të diskutohet rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit.

Në ditën e parë të ftesës nga presidenti partitë nuk i janë përgjigjur ftesës.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës takimet e tilla i ka quajtur tentim të presidentit për të fituar kohë koalicioni PAN që t’i mbledhë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.

Ata thonë se presidenti nuk është neutral, shkruan tutje “Zëri”.

Mobi Casa

Sipas tyre, Thaçi në vazhdimësi ka përkrahur PDK-në, ka dhënë sinjalin përfundimtar për rrëzimin e legjislaturës së kaluar, ndërsa tani po tregohet jokonstruktiv duke e ndihmuar koalicionin PAN.

Të njëjtën gjë e thonë edhe njohësit e çështjeve politike, të cilët veprimet e presidentit Thaçi i kanë quajtur jo të duhura.

Sipas tyre, ai në vazhdimësi përfaqëson interesa të PDK-së.

Për më tepër, presidenti Thaçi dje është parë në shoqërinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veselit, me anëtarin e po kësaj partie Sami Lushtakun dhe me shefin e Shtabit Zgjedhor të AKR-së në zgjedhjet e qershorit Rrahim Pacollin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.